Aksident në Elbasan, përplasja e 3 automjeteve shënon 8 të plagosur

8 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme,në zonën e njohur si kryqëzimi i “Gjoçajt”, ku një automjet tip “Reno” me targa CH 277 GV është përplasur me mjetin tip “benz” me targa EL 14 10 C.
Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi në aksident është përfshirë dhe një kamiocinë e drejtuar nga shtetasi Sabri Greta, duke shënuar kështu një bilanc të madh të plagosurish nga të dy automjetet nistore të aksidentit. Të dhënat e para nga policia bëjnë me dije se automjeti tip "Reno" drejtohej nga Eduart Cullhaj dhe udhëtonte bashkë me gruan e 2 fëmijët, ndërsa automjeti tip "Benz" drejtohej nga Agron Hysa, i cili gjithashtu udhëtonte bashkë me gruan e 2 fëmijët.
Ndërkaq të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.