Siri avancon ushtria. Represion ne shume qytete

Dhjetë ditë masakra në Siri e sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut ushtria siriane nuk është ndalur, por ka vazhduar të sulmojë kryeqendrat e protestës antiqeveritare. Pasi shtypi me dhunë protestat e së premtes kundër presidentit Bashar al Asad, gjatë të cilave njoftohet për 26 persona të vrarë, ushtria ka hyrë në qytetin e Banias me tanke gjatë natës. Aktivistët thonë se njësitet ushtarake hynë në qytetin që sfidon pushtetin e presidentit nga disa drejtime.
Rrjeti elektrik dhe telekomunikimet janë ndërprerë në pjesën jugore të qytetit mesdhetar, i cili është bastion i kryengritësve.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se së bashku me partnerët ndërkombëtarë do të ndërmarrin "hapa shtesë" kundër regjimit të Sirisë nëse forcat e sigurisë nuk pushojnë së vrari dhe arrestuari protestuesit pro reformatorë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhei Kërni tha se SHBA besojnë se aksionet e dënueshme të Sirisë ndaj njerëzve të vet kërkojnë përgjigje të ashpër ndërkombëtare. Kjo deklaratë pason sanksionet e ndërmarra nga ana e Bashkimit Europian për zyrtarët e Sirisë, që janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 580 civilë janë vrarë nga forcat e sigurisë dhe mijëra njerëz janë plagosur apo arrestuar gjatë shtatë javëve të demonstratave kundër regjimit sirian.
Gjithsesi, informacionet nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, pasi gazetarët nuk lejohen të hyjnë në Siri.
Juli Prifti