Konfirmohet vrasja e Osames. SHBA kercenohej nga te tjera sulme

Pas 5 ditësh heshtje kundërshtimesh e spekulimesh Al Kaeda ka pranuar të vërtetën dhe ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Osama Bin Laden. Përmes një deklarate të publikuar në një forum xhihadist, Al Kaeda kërcënon se vdekja e liderit do të kthehet në një mallkim për shtetet, dhe xhihadistët premtojnë të tjera sulme në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bin Ladenit.
Pasi qeveria amerikane refuzoi publikimin e fotove e kufomës, në botën arabe janë shtuar dyshimet për vrasjen e terroristit. Edhe OKB ka kërkuar më shumë sqarime për vrasjen e kryeterroristit. SHBA duhet të sqarojë nëse përdorimi i dhunës me pasojë vdekjen e Bin Ladenit, ka qenë konform standardeve të së drejtës ndërkombëtare, u bë e ditur nga komisariati i lartë i OKB-së në Gjenevë.
Në Pakistan, Indonezi, Turqi e Tailandë janë zhvilluar një seri tubimesh të mbështetësve të kryeterroristit, tubime gjatë të cilave janë hedhur parulla kundër Shteteve të Bashkuara e janë djegur flamujt amerikanë. Sot rreth 40 simpatizantë të Bin Ladenit janë arrestuar përreth banesës së tij në Abotabad, ndërsa Shtëpia e Bardhë publikoi pamjet e takimit të presidentit Barack Obama, me disa nga komandot elite amerikane Navy seals, që depërtuan në Pakistan dhe e kryen ndërhyrjen, e cila rezultoi me vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Osama Bin Laden.
Ndërkohë, bëhet e ditur se nga Pakistani, Osama planifikonte të godiste sërish Shtetet e Bashkuara. Përfaqësues të qeverisë amerikane folën për të dhëna sipas të cilave udhëheqësi i vrarë i Al-Kaidës, Osama Bin Laden apo shokë të tij të luftës, kishin planifikuar sulme mbi trena në përvjetorin e 11 Shtatorit. Nga vlerësimi i të dhënave kompjuterike dhe dokumenteve të gjetura atje, sipas gazetës "New York Times" ka rezultuar se Bin Laden ka qenë deri në fund bashkëorganizator i sulmeve terroriste të Al Kaidës.
Delina Bitraku