Vlorë, rrahu pronarin dhe grabiti makinën, në kërkim 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi ka dhunuar dhe grabitur një person gjatë mbrëmjes së djeshme në Vlorë.
Burime nga policia bëjnë me dije se është shpallur në kërkim 29-vjeçari Klodian Kili pasi akuzohet për grabitje me dhunë.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Rilindja”, rreth orës 20:00, ku Kili ka vjedhur makinën dhe ka rrahur pronarin e mjetit, I. Xh., 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.
Gjithashtu sipas policisë përpara se ti merrte makinën, Kili e ka rrahur drejtuesin e mjetit dhe i ka marrë dhe një aparat telefoni celular si dhe 6.000 lekë.
Ndërkohë policia ka nisur kërkimet për kapjen e 29-vjeçarit