E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Fier humb jeten pasagjeri i motorit

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një 20 vjeçari nga fshati Verbas i rrethit të Fierit. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës ne rrugën Sheqishte-Verbas kur një motor u përplas me një automjet tip “benz”.  Viktima është 20 vjeçari Edlir Lushari i cili udhëtonte si pasagjer në motorin e drejtuar nga Plarent Prifti 25 vjeç. Shkak për përplasjen mësohet të jete bërë humbja e kontrollit të motorit nga drejtuesi i tij si pasojë e devijimit të detyruar . Sipas dëshmisë se drejtuesit të motorit një përson i ka dalë përpara në rrugë dhe i është dashur të manovrojë por ka humbur kontrollin dhe është përpalsur më benz-in.  Drejtuesi i makines me targa FR 3720 b , Hysen Hoxha ka ndaluar por ka qënë vone për 20 vjeçarin Alushi, i cili kishte mbetur nën rrota. Hoxha e ka marrë 20 vjeçarin dhe e ka dërguar ne spital por mjekët konstatuan vdekjen si pasojë e plagëve te renda të shkaktuara nga përplasja e fortë . Policia i ka shoqëruar të dy drejtuesit e mjeteve dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›