Berisha Investimet ne rruge PS hedh balte mbi projektet e qeverise

Kryeministri, Sali Berisha ftoi opozitën parlamentare që të votojë pro projekti për bypassin e Fierit. Sipas kreut të mazhorancës kjo rrugë është mjaft e rëndësishme për qytetarët.
“Të votojmë unanimisht këtë projekt pasi është në shërbim të qytetarëve. Ju votuat kundër tunelit të Elbasanit, kundër autostradës Levan-Vlorë, Levan-Tepelenë dhe shtesave për to. Tani të ndalemi pak. E vërteta është se ju votuat kundër shtesave, pasi gjithë këto rrugë reja, imagjinoni ju, kthehen në vota. Por sot si një gjest pendese jepni votën pro projektit për baypassin e Fierit”, vuri në dukje Berisha.
Sipas tij, qëllimi i Partisë Socialiste është të hedh baltë mbi projekt e qeverisë për investimet në infrastrukturë.
Debatet në seancë
Dy marrëveshjet financiare për by passin e Fierit dhe rrugën Fier-Tepelenë, ndonëse kanë pasur dakortësinë e të dy palëve në Parlament, kanë shërbyer për të ndezur debatin politik, ku opozita kritikon mazhorancën se ka braktisur jugun, ndërsa qeveria numëroi veprat e ndërtuara gjatë viteve të saj në pushtet. Pas diskutimeve në Kuvend, këto marrëveshje u votuan me 126 dhe 122 vota pro nga ligjvënësit e pranishëm në sallë. Deklarata e Kryeministrit ka sjellë jo pak reagime nga rradhët e ligjvësnëse socialistë, ku vetë kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi deklaroi se mazhoranca e sotme mburret me projektet e financuar dhe tenderuara nga PS në kohën kur ishte në pushtet. “E vërteta është se Lushnje-Fier është financuar dhe tenderuar nga PS dhe e tenderuar, e vetmja që keni juve keni bërë është cilësia e dobët dhe zvarritja e afatit. Levan-Vlorë e projektuar nga ne, ju keni tenderin korruptiv dhe zvarritje. Levan-Tepelenë , e projektuar nga ne, gënjeshtra e radhës se ju thatë që ne e kemi lënë Tepelenën jashtë, ju po përdorni projektin e kompanisë franceze 3.5 milioë euro. Gjirokastër-Tepelenë ju e zvarritët. Kjo është e vërteta për projektet e jugut”, vuri në dukje Ruçi. Snë po këtë linjë, ishte dhe deklarata e deputetes socialiste, Arta Dade. “Në kontratën financinare, pë financimin e projektit Fier- Tepelenë, paraqitur sot pë miratim, që ne do ta vojmë pro, jo se Saliu na ka etiketuar kundra rruge, as qër apologjinë që Saliu bëri këtu, por duhet t’i për arsye se kjo qeveri duhet ti japë fund zvarritjeve dhe mashtrimeve”, vlerësoi dade, e cila bëri me dije votën pro të këtij grupimi mbi projektin e bypassit të Fierit. Nga ana e tij, ministri i Transportit, Sokol Olldashi sqaroi deputetët në Kuvend lidhur me pretendimin e PS për rrugë që janë projektuar dhe tenderuar prej saj. “PS ka prirje teatrale, ka vite që e bën, po është hera e parë që ulet në nivelin e komedisë. Tre saktësime, sa i takon rrjetit rrugor Shqipëria është vlerësuar si e para e në rajon. Jemi detyruar të modifikojnë projektet tuaja. Ajo që ju kishit bërë parashikonte shmangie totale të Tepelenës. Projekti fillestar parashikonte që bypassi të fillonte në Memaliaj dhe vijonte. E modifikuam që Tepelena të mos anashkalohet, por të kalohet përbri. Së treti qeveria shqiptare nuk do marrë kosto për atë rrugë që prek HEC i Kalivaçit dhe koston shtesë do e përballojë koncensionari”, vlerësoi ministri Olldashi.