E Diel, 1 Nëntor 2026

Investimet ne arsim Berisha Nxenesit jane misionaret e Shqiperise se lire

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në përurimin e shkollës së re 9-vjeçare “Bajram Curri” në Durrës, Shefi i qeverisë nënvizoi faktin se sot u përurua një nga shkollat me moderne të vendit me një  investim prej 185 milion lek, fonde të akorduara nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare.
Duke përmendur arritjet e viteve të fundit në këtë drejtim, si dhe nisur nga rëndësia që ka ky vit për Shqipërinë, shefi i qeverisë garantoi se investimet në shkolla do të jetë prioritet në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.
Në gjithë vendin, theksoi Berisha,  janë rikonstruktuar dhe ndërtuar të reja 71 përqind e mjediseve arsimore, ndërsa në Durrës kjo shifër shkon 80 për qind.
Duke theksuar se mbetet ende rrugë për të bërë, Kryeministri kërkoi që vëmendja të përqëndrohet tek cilësia e arsimit. 
Kryeministri theksoi se paga e mësuesve është dyfishuar, duke qëndruar mbi  rrogën mesatare të vendit. 
Shefi i qeverisë bëri të ditur se për ndërtimin e shkollës në Plazh të Durrësit  janë investuar 185 milion lekë, ndërsa kapaciteti i shkollës është me rreth 1 mijë nxënës. 
Shkolla përbëhet nga 24 klasa, 4 laboratorë dhe nga një sallë multifunklsionale së bashku me palestrën.
Kryeministri Berisha është  përqendruar vetem në fushën e arsimit gjatë fjalës së tij në këtë inaugurim. Ai ka theksuar se lëndët e Gjuhës Shqipe dhe Matematikës duhet të jenë shtyllat kryesore të arsimit parauniversitar për të zhvilluar arsimin ashtu siç e  kërkon koha. 
Sipas tij, ndërtimi i kësaj shkolle do të pasohet me ndërtimin e shkollave të tjera në rrethin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›