Basha Do garantojme standarte te njejta ne te gjithe qytetin
Me një investim prej 63 milionë lekësh të Bashkisë së Tiranës ka nisur rikonstruksioni i rrugës që lidh rrugën “5 Maji” me rrugën ”Selaudin Zorba”, në Njësinë Bashkiake Nr.4. Projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge me gjatësi rreth 1 km, parashikon trotuarë, ndriçimin, rrjetin e kanalizimeve, mbjelljen e 150 fidanë pemësh, spostimin e linjave elektrike, shtyllave të tensionit etj.
Nisja e punimeve në këtë rrugë, është inspektuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. Kjo rrugë e cila u shërben, krahas banorëve të zonës, 4 bizneseve fasonë të cilët kanë mbi 500 punonjës, dhjetëra ambientesh tregtimi me shumicë etj, do të përfundojë brenda 10 muajsh.
“Bashkë me Kryetarin e Njësisë 4, para një viti u kemi premtuar ndërtimin e kësaj rruge, banorëve të Njësisë 4. Nuk ishte premtim i ri. Ne e premtuam për herë të parë, por premtimi ishte dhënë të paktën tre apo katër herë të tjera. Rruga që lidh “Selaudin Zorbën” me “5 Majin” nuk ka as emër dhe nuk ka asgjë tjetër, nuk ka as shtresë asfalti, as rrjet nëntokësor, as ndriçim, as gjelbërim, megjithatë është rrugë që përdoret ditë për ditë nga 10-15 mijë banorë dhe u shërben një komuniteti rezident në këtë zonë, prej 4 mijë banorësh, ndërkohë që lidhet edhe me zona industriale prodhimi, siç e shikoni para nesh, pra është një rrugë e rëndësishme e qytetit e cila fillon sot nga ndërtimi dhe do të përfundojë brenda 10 muajve” – u shpreh Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha.
Rikonstruksioni i kësaj rruge, parashikon edhe futjen nën tokë të fibrave optike dhe shërbimet inxhinierike nëntokësore si dhe spostimin e linjave elektrike dhe shtyllave të tensionit.
“Rruga ka një gjatësi prej afro 1 km dhe ka të gjithë parametrat e një rruge moderne, të një qyteti modern evropian, të trotuarëve, shtresave nëntokësore, punimeve për kanalizimet e ujërave të bardha e të zeza, të kabllit të telekomit dhe punimeve të tjera, për t’u siguruar edhe në të ardhmen se si kudo tjetër në qytet, për veprat tona të reja, që kabllot të mos varen më në ajër, si pezhishka merimangash por të jenë nën tokë dhe ç’është më e rëndësishme, me parametra ndriçimi dhe gjelbërimi. Me realizimin e këtij premtimi, ne shkojmë një hap më tej drejt objektivit tonë, për të arritur standarte të njëjta në të gjithë hapësirat e qytetit, qendër dhe jo qendër si dhe i hapim rrugë një projekti tjetër domethënës pilot, në këtë zonë, i cili do të investohet nga Bashkia e Tiranës, me fondet dhe projektet e miratuara nga BE. Ky projekt do të demostrojë edhe njëherë aftësitë dhe kapacitetet tona dhe vullnetin tonë për të realizuar standartin evropian, në çdo lagje të Tiranës dhe pikërisht në bazë të këtyre kapaciteteve, do të vazhdojmë edhe me investime të tjera, tashmë jo vetëm të taksapaguesve të Tiranës apo Shqipërisë por edhe taksapaguesve evropianë, çka është një risi për zonat periferike të qytetit tonë” – theksoi Kreu i Bashkisë së Tiranës.