E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurores Ina Rames i perfundon mandati ne nentor

“Askush nuk mund të dalë mbi Kushtetutën.” Kjo ka qenë përgjigjia e ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, lidhur me përfundimin  e mandatit të prokurorit të përgjithshëm. Ministri Halimi la të kuptohet se në nëntor do të kërkohet shkarkimi i Ina ramës, kohë kur përmbushet edhe 5 vjeçari mandatit të saj. 
Kjo deklaratë e Ministrit të Drejtësisë erdhi në ceremoninë ë e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me nënkryetarin e KLD-së, Elvis Cefa. Synimi i këtij memorandumi është eleminimi i mbivendosjes së funksioneve mes dy inspektoriateve. 
Si ministri Halimi ashtu dhe nurmi dy i KLD-së, Elvis Cefa kanë nënvizuar nevojën e pavarësisë dhe paanësisë së sistemit të drejtësisë  dhe për rritjen e përgjegjshmërisë së gjyqtarëve përballë ligjit dhe Kushtetutës.
Sipas Halimit dhe Cefës ky memorandum synon të ndërtojë strategji të qarta që çojnë në përmirësimin e veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Dy inspektoriatet ai i Ministrisë së Drejtësisë dhe inspektoriati i KLD marrin përsipër që të përmirësojnë veprimtarinë e tyre në monitorimin e pushtetit gjyqësor. Me anë të memorandumit, dy inspektoratet do të forcojnë bashkëpunimin midis tyre, duke koordinuar veprimtarinë e tyre. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›