Aksident në Fier/Një i vdekur, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku si pasojë ka humbur jetën një 60-vjeçar. Ngjarja e rëndë, ku la pas edhe dy të plagosur ndodhi në afërsi të fshatit Frakull në rrethin e Fierit.
I moshuari është aksidentuar nga dy të rinj, të cilët po ecnin me motor në aksin rrugor Frakull-Kafaraj. Plaku kishte zbritur nga fugoni, për të kaluar në anën tjetër të rrugës. Motoçikleta e ka goditur nga pas, duke mos i dhuruar më kohë për të jetuar. I moshuari, së bashku me dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i moshuari vdiq gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i motocikletes Çelnik Hilaj, 18 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shoku i tij ka marrë plagë të lehta. Policia tha-në bazë të hetimeve paraprake- se shkaku i aksidenti ishte i moshuari, pasi kishte ndërhyrë gabimisht në rrugë, teksa edhe shpejtësia e motoçikletës i ka shtuar mundësitë e aksidentit.