Topalli në Vjenë në takimin e kryetareve gra të Kuvendit
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në takimin 5 -të ndërkombëtar të kryeparlamentareve gra, që u organizua në Vjenë. Në fokus të debatit ishte lufta ndaj dhunës kundër grave dhe kriza globale.
VJENE- Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka marrë pjesë në takimin 5 -të ndërkombëtar të kryeparlamentareve gra, që u organizua në Vjenë nën kujdesin e kryetares së Parlamentit të Austrisë, znj.Barbara Prammer.
Në fokus të debatit ishte lufta ndaj dhunës kundër grave dhe kriza ndërkombëtare si çështje që ndikojnë në përkeqësimin e pozicionit të gruas në çdo vend, pavarësisht zhvillimit social të saj.
Sipas njoftimit për shtyp të zyrës së kuvendit bëhet e ditur se kryetarja e Kuvendit gjatë fjalës së saj në këtë takim ndërkombëtar argumentoi se "kriza ekonomike ndërkombëtare dëmton së pari gratë për shkak të pozicionit të tyre të pabarabartë, veçanërisht në tregun e punës, duke ofruar modelin e Shqipërisë e cila sipas saj ka arritur të ruajë ritmet e rritjes ekonomike.
Gjatë takimit në Vjenë, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, ndau me koleget e saj përvojën e një turi dy vjeçar në mbështetje të grave dhe ndërgjegjësimit për rolin që ato duhet të luajnë në shoqëri.
(e.n/BalkanWeb)