"Engjëjt vrasës" të ushtrisë së të miturve
Gloria Sherman ishte 13
vjeçe kur ushtarët e Çarls
Tejlorit erdhën për të në
vitin 2001. Si e nxorën nga vendi
ku qëndronte fshehur, një gëmushë
jashtë fshatit të saj Lofa,
në veri të Liberisë, e detyruan
që të shihte se si rripeshin për së
gjalli i ati dhe vëllai i saj. Më pas
e morën peng, një pengmarrje
që zgjati plot 2 vjet. Ndërkohë
u shndërrua në një skllave seksi
dhe ushtare në ushtrinë e ishpresidentit.
Sot ajo është 18 vjeçe,
por kujtimet dhembin ende... "Ne
na detyronin që të bënim gjëra
shumë-shumë të këqija. Kishte
raste që edhe pse fëmijët ishin
vetëm 10 vjeç, u jepnin në dorë
armë zjarri dhe i detyronin që të
qëllonin në kokë njëri-tjetrin. Ai
që do të qëllonte më parë, shpëtonte.
Janë vrarë shumë fëmijë,
shumë vajza. Këto të fundit ishin
shndërruar në skllave seksi të
ushtarëve. Sa herë që atyre u
tekej, vinin e të merrnin për seks
dhe më pas të rrihnin për vdekje
e nëse dikush guxonte të kundërshtonte,
qëllohej pa mëdyshje",
rrëfen 18-vjeçarja. Ndërkohë,
mbi vetë Tejlor bien 11 akuza nga
më të rëndat, ndër të cilat është
edhe krijimi i ushtrive të fëmijëve.
Modeli i bandave me fëmijë lindi
në fi llim të viteve ‘90 dhe është
një model që më pas u përhap
edhe në shtete të tjera afrikane.
Por në Liberi fenomeni njohu
pikun e tij. Në qytete e fshatra
ndodhën masakra të pafund dhe
mijëra jetë njerëzisht shkuan
dëm, mes tyre shumë ishin edhe
fëmijë. Ata që kanë mbijetuar
nuk do t‘i harrojnë kurrë kohët
kur Tejlor ishte në pushtet. Gjatë
dhe pas rebelimit të suksesshëm
të Tejlorit kundër qeverisë së
korruptuar e të dhunshme të
Samuel Doe, Fronti Patriotik
Kombëtar kontrollonte pjesën
më të madhe të vendit. Njësia e
Djemve të Vegjël që përbëhej nga
djem 11-vjeçarë ishte një ndër
batalionet më të frikshëm të frontit.
Ajo ishte një njësi "vrasësish të
pafajshëm". Kur Tejlor u zgjodh
President në vitin 1997, një nga
parullat e tij zgjedhore ishte: "Ai
vrau mamanë time, vrau babanë
tim, por unë do të votoj për të".
Presidenca e Tejlorit ishte
një sundim i dhunshëm, i
pamëshirshëm, ndërkohë që
vendi përfshihej vazhdimisht
nga rebelime që e futën vendin
në një rreth vicioz luftërash të
pafund, derisa në vitin 2003 ai u
detyrua që të jepte dorëheqjen.
I biri i ish-presidentit, famëkeqi
Çuku Tejlor, që ndodhej në krye të
trupave paraushtarake, u dënua
në Shtetet e Bashkuara me burgim
të përjetshëm, pasi u faktua
se gjatë viteve 1999-2002, "Forca
e Djallit" që ai drejtonte kishte
torturuar për vdekje mijëra vetë
me akuzën e rebelimit kundër
Presidentit Tejlor. Në vitin 2003,
ndërsa Tejlor humbi kontrollin
në pjesën më të madhe të
vendit, ndaj të pamëshirshmes
Liberianët e Bashkuar për Pajtim
dhe Demokraci, në ushtrinë e
fëmijëve të Tejlorit ishin rekrutuar
15 mijë fëmijë që luftonin në
forcat presidenciale. Pasi e humbi
pushtetin, Tejlor mërgoi në Nigeri,
por u gjet dhe u dërgua me
pranga në Hagë, vend ku i është
nënshtruar një procesi gjyqësor.
Ndërkaq, fëmijët dhe adoleshentët
që vranë dhe torturuan në
emër të Tejlorit, janë shndërruar
në qenie të traumatizuara dhe në
të rritur të izoluar e problematikë.
Në fshatin Lofa, ku dikur mblidheshin
fëmijët, situata është ende
shumë e rëndë. Banorët nuk
mund ta harrojnë kurrë tmerrin
që kanë parë me sy. Për shkak të
rebelëve, banorët lanë shtëpitë e
tyre e u strehuan nëpër male, ku
qëndruan të fshehur në kampe
refugjatësh deri në vitin 2003.
Kur u rikthyen më pas, e gjetën
gjithçka të përmbysur, copëtuar e
djegur. Edhe pse aktualisht rajoni
është në paqe, pasojat e luftës
ndihen kudo. Fshatarët ndodhen
në disa strehëza që nuk u
përngjajnë aspak shtëpive dhe
mbi të gjitha nuk janë të pajisura
as me energji elektrike dhe as
me ujë. Ish-fëmijët e dikurshëm,
tashmë të shndërruar në adoleshentë
ose të rritur, po përballen
me vështirësi të mëdha, ndërsa
tentojnë të ndërtojnë një jetë
të re. Për sa i takon Glorias, dy
vitet e kaluara me përdhunime
sistematike i kanë shkaktuar
dëmtime të mëdha psikologjike,
edhe pse vajza ende ka shumë
dëshirë që të rifi llojë gjithçka nga
e para. Edhe pse e di se ka shumë
pak shanse për t‘u bërë nënë, ajo
ëndërron një familje të madhe e
plot fëmijë. Kur arriti që t‘u ikte
pengmarrësve të saj dhe të kthehej
në fshat, e kuptoi se nuk ishte
e mirëpritur nga të gjithë dhe
shumë vetë e tregonin me gisht
me përbuzje. Etiketimi "femra e
rebelëve" nuk iu nda për shumë
kohë. Ajo madje u akuzua edhe si
një nga organizatoret e shkatërrimit
të fshatit të saj, duke qenë
se bënte pjesë në ushtrinë e fëmijëve.
Pavarësisht ëndrrave, jeta e
saj nuk është aspak për t‘u pasur
zili. Duke qenë se askush nuk e
punëson, e vetmja mënyrë për të
fi tuar një copë bukë është që të
ofrojë sërish trupin e saj. Këtë e
bën me biznesmenët a punëtorët
e OJQ-ve, të vetmit që kanë para.
Ndërsa për sa u përket të tjerëve,
ata janë tërësisht të braktisur nga
shteti, të përzënë nga familjet e të
përçmuar nga shoqëria. E vetmja
rrugë për ta është krimi dhe prostitucioni.
Një tjetër djalë, dikur
anëtar i ushtrisë së fëmijëve, sot
19 vjeç, Elia Kolie, fl et për tmerret
e patreguara që ndodhnin me
fëmijët pas betejave. "Kur më në
fund, si i mbijetova vdekjes dhe
masakrimit, u ktheva në shtëpi,
aty nuk më priste askush. Familja
ime ishte vrarë". Sipas një raporti
të fundit të "Plan", një organizatë
e famshme fëmijësh, thuhet se
fenomeni i ushtarëve fëmijë
që është shtrirë në të gjithë Afrikën
ka shkaktuar një traumë
të madhe që do të zgjasë për sa
kohë të jetojnë ish-fëmijët ushtarë,
tashmë të shndërruar në të
rritur të destabilizuar e traumatizuar.
Sipas raportit, 80% e tyre
mendojnë çdo ditë vetëvrasjen,
ndërkohë që një pjesë e mirë e
tyre e kanë provuar një herë.
Barra e të qenit një "fëmijë
rebel" është shumë e rëndë
për pjesën më të madhe, është
një dhimbje personale dhe një
dënim kolektiv, një situatë ferri
që ish-luftëtarët e tronditur do
të duhet ta mbartin me vete deri
në fund të jetës, ndërkohë që
arkitekti i këtij krimi monstruoz,
Tejlor, para gjykatësve në Hagë
këmbëngul se është i pafajshëm
si një engjëll.
vjeçe kur ushtarët e Çarls
Tejlorit erdhën për të në
vitin 2001. Si e nxorën nga vendi
ku qëndronte fshehur, një gëmushë
jashtë fshatit të saj Lofa,
në veri të Liberisë, e detyruan
që të shihte se si rripeshin për së
gjalli i ati dhe vëllai i saj. Më pas
e morën peng, një pengmarrje
që zgjati plot 2 vjet. Ndërkohë
u shndërrua në një skllave seksi
dhe ushtare në ushtrinë e ishpresidentit.
Sot ajo është 18 vjeçe,
por kujtimet dhembin ende... "Ne
na detyronin që të bënim gjëra
shumë-shumë të këqija. Kishte
raste që edhe pse fëmijët ishin
vetëm 10 vjeç, u jepnin në dorë
armë zjarri dhe i detyronin që të
qëllonin në kokë njëri-tjetrin. Ai
që do të qëllonte më parë, shpëtonte.
Janë vrarë shumë fëmijë,
shumë vajza. Këto të fundit ishin
shndërruar në skllave seksi të
ushtarëve. Sa herë që atyre u
tekej, vinin e të merrnin për seks
dhe më pas të rrihnin për vdekje
e nëse dikush guxonte të kundërshtonte,
qëllohej pa mëdyshje",
rrëfen 18-vjeçarja. Ndërkohë,
mbi vetë Tejlor bien 11 akuza nga
më të rëndat, ndër të cilat është
edhe krijimi i ushtrive të fëmijëve.
Modeli i bandave me fëmijë lindi
në fi llim të viteve ‘90 dhe është
një model që më pas u përhap
edhe në shtete të tjera afrikane.
Por në Liberi fenomeni njohu
pikun e tij. Në qytete e fshatra
ndodhën masakra të pafund dhe
mijëra jetë njerëzisht shkuan
dëm, mes tyre shumë ishin edhe
fëmijë. Ata që kanë mbijetuar
nuk do t‘i harrojnë kurrë kohët
kur Tejlor ishte në pushtet. Gjatë
dhe pas rebelimit të suksesshëm
të Tejlorit kundër qeverisë së
korruptuar e të dhunshme të
Samuel Doe, Fronti Patriotik
Kombëtar kontrollonte pjesën
më të madhe të vendit. Njësia e
Djemve të Vegjël që përbëhej nga
djem 11-vjeçarë ishte një ndër
batalionet më të frikshëm të frontit.
Ajo ishte një njësi "vrasësish të
pafajshëm". Kur Tejlor u zgjodh
President në vitin 1997, një nga
parullat e tij zgjedhore ishte: "Ai
vrau mamanë time, vrau babanë
tim, por unë do të votoj për të".
Presidenca e Tejlorit ishte
një sundim i dhunshëm, i
pamëshirshëm, ndërkohë që
vendi përfshihej vazhdimisht
nga rebelime që e futën vendin
në një rreth vicioz luftërash të
pafund, derisa në vitin 2003 ai u
detyrua që të jepte dorëheqjen.
I biri i ish-presidentit, famëkeqi
Çuku Tejlor, që ndodhej në krye të
trupave paraushtarake, u dënua
në Shtetet e Bashkuara me burgim
të përjetshëm, pasi u faktua
se gjatë viteve 1999-2002, "Forca
e Djallit" që ai drejtonte kishte
torturuar për vdekje mijëra vetë
me akuzën e rebelimit kundër
Presidentit Tejlor. Në vitin 2003,
ndërsa Tejlor humbi kontrollin
në pjesën më të madhe të
vendit, ndaj të pamëshirshmes
Liberianët e Bashkuar për Pajtim
dhe Demokraci, në ushtrinë e
fëmijëve të Tejlorit ishin rekrutuar
15 mijë fëmijë që luftonin në
forcat presidenciale. Pasi e humbi
pushtetin, Tejlor mërgoi në Nigeri,
por u gjet dhe u dërgua me
pranga në Hagë, vend ku i është
nënshtruar një procesi gjyqësor.
Ndërkaq, fëmijët dhe adoleshentët
që vranë dhe torturuan në
emër të Tejlorit, janë shndërruar
në qenie të traumatizuara dhe në
të rritur të izoluar e problematikë.
Në fshatin Lofa, ku dikur mblidheshin
fëmijët, situata është ende
shumë e rëndë. Banorët nuk
mund ta harrojnë kurrë tmerrin
që kanë parë me sy. Për shkak të
rebelëve, banorët lanë shtëpitë e
tyre e u strehuan nëpër male, ku
qëndruan të fshehur në kampe
refugjatësh deri në vitin 2003.
Kur u rikthyen më pas, e gjetën
gjithçka të përmbysur, copëtuar e
djegur. Edhe pse aktualisht rajoni
është në paqe, pasojat e luftës
ndihen kudo. Fshatarët ndodhen
në disa strehëza që nuk u
përngjajnë aspak shtëpive dhe
mbi të gjitha nuk janë të pajisura
as me energji elektrike dhe as
me ujë. Ish-fëmijët e dikurshëm,
tashmë të shndërruar në adoleshentë
ose të rritur, po përballen
me vështirësi të mëdha, ndërsa
tentojnë të ndërtojnë një jetë
të re. Për sa i takon Glorias, dy
vitet e kaluara me përdhunime
sistematike i kanë shkaktuar
dëmtime të mëdha psikologjike,
edhe pse vajza ende ka shumë
dëshirë që të rifi llojë gjithçka nga
e para. Edhe pse e di se ka shumë
pak shanse për t‘u bërë nënë, ajo
ëndërron një familje të madhe e
plot fëmijë. Kur arriti që t‘u ikte
pengmarrësve të saj dhe të kthehej
në fshat, e kuptoi se nuk ishte
e mirëpritur nga të gjithë dhe
shumë vetë e tregonin me gisht
me përbuzje. Etiketimi "femra e
rebelëve" nuk iu nda për shumë
kohë. Ajo madje u akuzua edhe si
një nga organizatoret e shkatërrimit
të fshatit të saj, duke qenë
se bënte pjesë në ushtrinë e fëmijëve.
Pavarësisht ëndrrave, jeta e
saj nuk është aspak për t‘u pasur
zili. Duke qenë se askush nuk e
punëson, e vetmja mënyrë për të
fi tuar një copë bukë është që të
ofrojë sërish trupin e saj. Këtë e
bën me biznesmenët a punëtorët
e OJQ-ve, të vetmit që kanë para.
Ndërsa për sa u përket të tjerëve,
ata janë tërësisht të braktisur nga
shteti, të përzënë nga familjet e të
përçmuar nga shoqëria. E vetmja
rrugë për ta është krimi dhe prostitucioni.
Një tjetër djalë, dikur
anëtar i ushtrisë së fëmijëve, sot
19 vjeç, Elia Kolie, fl et për tmerret
e patreguara që ndodhnin me
fëmijët pas betejave. "Kur më në
fund, si i mbijetova vdekjes dhe
masakrimit, u ktheva në shtëpi,
aty nuk më priste askush. Familja
ime ishte vrarë". Sipas një raporti
të fundit të "Plan", një organizatë
e famshme fëmijësh, thuhet se
fenomeni i ushtarëve fëmijë
që është shtrirë në të gjithë Afrikën
ka shkaktuar një traumë
të madhe që do të zgjasë për sa
kohë të jetojnë ish-fëmijët ushtarë,
tashmë të shndërruar në të
rritur të destabilizuar e traumatizuar.
Sipas raportit, 80% e tyre
mendojnë çdo ditë vetëvrasjen,
ndërkohë që një pjesë e mirë e
tyre e kanë provuar një herë.
Barra e të qenit një "fëmijë
rebel" është shumë e rëndë
për pjesën më të madhe, është
një dhimbje personale dhe një
dënim kolektiv, një situatë ferri
që ish-luftëtarët e tronditur do
të duhet ta mbartin me vete deri
në fund të jetës, ndërkohë që
arkitekti i këtij krimi monstruoz,
Tejlor, para gjykatësve në Hagë
këmbëngul se është i pafajshëm
si një engjëll.