Tragjedi në qiellin e Iranit Përplaset avioni: 168 viktima
Një avion pasagjerësh
iranianë, i prodhimit
rus, në bordin e të cilit
ndodheshin 168 persona, është
rrëzuar dje pak pas ngritjes në
ajër, në një fushë në veriperëndim
të kryeqytetit. Rrëzimi ka
shkaktuar copëtim të avionit,
si dhe një zjarr të madh. Sipas
burimeve zyrtare, të gjithë pasagjerët
e ndodhur në bord kanë
vdekur. Para përplasjes, sipas
dëshmitarëve okularë, avioni ka
bërë rrathë të mëdhenj në ajër
dhe është përplasur në tokë. Përplasja
ka ndodhur në një fushë
dhe ka shkaktuar një shpërthim
të madh. Në vendin e tragjedisë,
të rrethuar me mbetje trupash
dhe sendesh personale të pasagjerëve,
kanë mbërritur zjarrfi
kësit dhe forcat e ndërhyrjes
së shpejtë. Gjatë viteve të fundit
në Iran kanë ndodhur shumë
aksidente ajrore. Zakonisht për
këtë fajësohet keqmbajtja e
avionëve nga shoqëritë ajrore.
Shpesh zyrtarët vendas fajësojnë
sanksionet e SHBA-së, që nuk
i lejojnë Iranit të marrë avionë
të rinj nga Amerika, të cilët datojnë
para revolucionit të vitit
1979. Kjo ka bërë që iranianët
të kenë marrëdhënie vetëm me
rusët, të cilët nuk bëjnë pjesë në
sanksionet që i janë vënë vendit
islamik, por që nga ana tjetër nuk
kanë dalë shumë të besueshëm,
duke qenë se kanë pësuar shumë
aksidente. Gjatë dhjetëvjeçarit të
fundit, dy avionë rusë "Tupolev"
janë përplasur dhe kanë marrë
jetën e rreth 140 personave.
Avioni i përplasur dje po fluturonte
drejt kryeqytetit Armen,
Jerevan. Ai u përplas në orët e
paradites, 15 minuta pasi ishte
ngritur në ajër, 75 kilometra në
verilindje të Teheranit. Shkaqet e
shpërthimit janë ende të panjohura,
por hamendësohet për një
defekt teknik. Pjesa më e madhe
e pasagjerëve ishin iranianë,
ndërkohë që në avion ndodheshin
dhe 6 qytetarë amerikanë.
Sipas dyshimeve të para,
avioni mund të ketë tentuar
një ulje emergjence, por nuk ka
pasur mundësi që ta bëjë një
gjë të tillë, pasi rënia ka qenë e
menjëhershme dhe me pasoja.
Ai është shkatërruar plotësisht
pas përplasjes. Ky aksident ajror
është më i rëndi në vend që nga
viti 2003, kur një avion rus me
76 anëtarë të Gardës Revolucionare
është përplasur në malet
në jugperëndim të Iranit, duke
marrë jetën e 302 personave në
bord. Irani ka dhjetëra avionë
rusë dhe ka në plan që së shpejti
të bëjë disa blerje të reja nga ky
vend. Tragjeditë e avionëve kanë
prekur edhe ushtrinë iraniane.
Kështu, në dhjetor të vitit 2005,
115 njerëz u vranë pas shpërthimit
të avionit ushtarak.
iranianë, i prodhimit
rus, në bordin e të cilit
ndodheshin 168 persona, është
rrëzuar dje pak pas ngritjes në
ajër, në një fushë në veriperëndim
të kryeqytetit. Rrëzimi ka
shkaktuar copëtim të avionit,
si dhe një zjarr të madh. Sipas
burimeve zyrtare, të gjithë pasagjerët
e ndodhur në bord kanë
vdekur. Para përplasjes, sipas
dëshmitarëve okularë, avioni ka
bërë rrathë të mëdhenj në ajër
dhe është përplasur në tokë. Përplasja
ka ndodhur në një fushë
dhe ka shkaktuar një shpërthim
të madh. Në vendin e tragjedisë,
të rrethuar me mbetje trupash
dhe sendesh personale të pasagjerëve,
kanë mbërritur zjarrfi
kësit dhe forcat e ndërhyrjes
së shpejtë. Gjatë viteve të fundit
në Iran kanë ndodhur shumë
aksidente ajrore. Zakonisht për
këtë fajësohet keqmbajtja e
avionëve nga shoqëritë ajrore.
Shpesh zyrtarët vendas fajësojnë
sanksionet e SHBA-së, që nuk
i lejojnë Iranit të marrë avionë
të rinj nga Amerika, të cilët datojnë
para revolucionit të vitit
1979. Kjo ka bërë që iranianët
të kenë marrëdhënie vetëm me
rusët, të cilët nuk bëjnë pjesë në
sanksionet që i janë vënë vendit
islamik, por që nga ana tjetër nuk
kanë dalë shumë të besueshëm,
duke qenë se kanë pësuar shumë
aksidente. Gjatë dhjetëvjeçarit të
fundit, dy avionë rusë "Tupolev"
janë përplasur dhe kanë marrë
jetën e rreth 140 personave.
Avioni i përplasur dje po fluturonte
drejt kryeqytetit Armen,
Jerevan. Ai u përplas në orët e
paradites, 15 minuta pasi ishte
ngritur në ajër, 75 kilometra në
verilindje të Teheranit. Shkaqet e
shpërthimit janë ende të panjohura,
por hamendësohet për një
defekt teknik. Pjesa më e madhe
e pasagjerëve ishin iranianë,
ndërkohë që në avion ndodheshin
dhe 6 qytetarë amerikanë.
Sipas dyshimeve të para,
avioni mund të ketë tentuar
një ulje emergjence, por nuk ka
pasur mundësi që ta bëjë një
gjë të tillë, pasi rënia ka qenë e
menjëhershme dhe me pasoja.
Ai është shkatërruar plotësisht
pas përplasjes. Ky aksident ajror
është më i rëndi në vend që nga
viti 2003, kur një avion rus me
76 anëtarë të Gardës Revolucionare
është përplasur në malet
në jugperëndim të Iranit, duke
marrë jetën e 302 personave në
bord. Irani ka dhjetëra avionë
rusë dhe ka në plan që së shpejti
të bëjë disa blerje të reja nga ky
vend. Tragjeditë e avionëve kanë
prekur edhe ushtrinë iraniane.
Kështu, në dhjetor të vitit 2005,
115 njerëz u vranë pas shpërthimit
të avionit ushtarak.