Aksident ne Fushe Kruje- Vore, 5 te plagosur
TIRANE- Dy automjete janë përplasur mbrëmë në autostradën Fushë Krujë- Vorë, duke shkaktuar plagosjen e 5 personave. Policia saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 20.00 te kryqëzimi i Rinasit. Një fuoristradë me targa TR 19 91 F që udhëtonte nga Fushë Kruja në drejtim të Vorës është përplasur me mjetin me targë Tirane 2028 J që vintë në drejtimin tjetër. Për pasojë janë plagosur drejtuesi i fuoristradës e pasagjeri si dhe drejtuesi e dy pasagjerët në automjetin tjetër. Mësohet se të lënduarit, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Në bazë të hetimeve rezulton se shkaku i aksidentet ka qënë tejkalimi i shpejtësisë me të cilën udhëtonin dy mjetet, të cilat kanë pësuar të dëmtime të konsiderueshme.(s.g/BalkanWeb)