Aksident në Fushë Krujë, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 2 personave dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Fushë Krujë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Thumanë ku makina me të cilën udhëtonin 4 persona ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një banese.
Për pasojë kanë gjetur vdekjen shtetasit Armando Dervishi 25 vjeç dhe Enver Veseli 30 vjeç ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur. Mësohet se 2 të plagosurit ndodhen në spitalin Ushtarak në kryeqytet ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte automjeti ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.