E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, sot jepet pretenca te Krimet e rënda

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda jepet sot pretenca për bandën kriminale të qytetit të Durrësit, e drejtuar dikur nga Lulzim Berisha.
 

Të enjten e javës së kaluar prokurori i çështjes, Anton Martini kërkoi dy ditë kohë për hartimin e pretencës për grupin kriminal.
 

Trupi gjykues, pas kërkesës së prokurorit deklaroi se shtyrja e pretencës bëhet për shkak të kompleksitetit të çështjes.
 

Pretenca pritet të jepet në masa të forta sigurie pas kërkesës së gjykatës, pasi pjesë e bandës është edhe i penduari Adriatik Coli.
 

17 persona janë të akuzuar si anëtarë të ish-bandës kriminale të Durrësit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›