E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Pogradec 5 te plagosur

Pesë persona janë plagosur, dy prej tyre në gjendje të rendë shëndetësore, për shkak të një aksidenti automobilistik në aksin rrugorë Pogradec – Mokërr, pranë fshatit Proptishtë.

Sipas informacionit të deritanishëm nga policia rrugore e cila po merret me hetimin e ngjarjes, një mjet tip kamioni me targa të Korçës është rrëzuar në greminë dhe për pasojë janë dëmtuar rendë personat që ndodheshin në të.

Të njëjtat burime tregojnë se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Tre personat e tjerë, sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata kanë marrë fraktura dhe plagë të tjera, por për fat pa prekur organet jetësore. Mendohet se shkak i ngjarjes është bërë lagështira në rrugë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›