E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konflikt me armë në Korçë, 4 të plagosur

Tre persona janë plagosur mesnatën e mbrëmshme pas një konflikti me armë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të qytetit ku pas një konflikti me armë mes një grupi të rinjsh janë plagosur 3 persona ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy autorët e ngjarjes.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar 2 të rinjtë Daniel Muhameti 22 vjeç dhe 15-vjeçari me inicialet N.K ndërsa është shpallur në kërkim 19-vjeçari A.K.
 

Sipas policisë janë plagosur shtetasit N. Samara, D. Metko, E.Shehu si dhe një efektiv policie identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Ndërkohë policia po vijon kërkimet për kapjen e 19-vjeçarit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›