E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, përplasen dy makinaplagoset rëndë nëna e 2 fëmijëve

SHKODËR - Aksident automobilistik në aksin Shkodër-Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete tip Benz dhe Fiat. Automjeti tip Benz me targa Sh7599E drejtohej nga një grua me mbiemër Raboshta dhe në makinë gjendeshin edhe fëmijët e saj.
 
Nga burimet policore mësohet se nëna e dy fëmijëve, zonja Raboshta ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa 2 fëmijët e saj janë jashtë rrezikut për jetën. Edhe pasagjerët në automjetin tip Fiat me targa AA456CI ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Sapo policia ka nxjerrë të aksidentuarit nga mjeti tip Benz, makina ka shpërthyer në flakë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e lartë, e për këtë arsye mjeti tip Benz humbi kontrollin.

(Në foto: Benz-i ku gjendej nëna me 2 fëmijë, e cila pas përplasjes ka shpërthyer dhe është djegur). 

(Në foto: Fiat-i i dëmtuar rëndë nga përplasja me Benz-in) 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›