E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Fushe-Kruje humb jeten nje person plagosen dy te tjere

Një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradën Laç-Fushë-Krujë  i ka kushtuar jetën një personi, ndërsa janë plagosur edhe 2 të tjerë. Aksidenti ndodhi rreth orës 19 në Fushë Mamurras , ndërsa viktima është,  Arben Loçi 37, vjeç. Automjeti tip “Alfa Romeo” ku udhëtonin viktima dhe 2 persona të tjerë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një parcelë. Përplasja ka qenë e fortë duke nxjerrë jashtë  mjetit të tre personat që ndodheshin në të e për pasojë ka mbetur i vdekur 37 vjeçari. Dy bashkëudhëtarët e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, por nga hetimet paraprake të policisë dyshohet për një humbje të kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›