E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine arrestohen 310 persona per trafikim femijesh

310 të dyshuar janë arrestuar nga policia kineze në sajë të një operacioni kundër trafikimit të fëmijëve. 77 fëmijë janë shpëtuar nga autoritetet policore, ndërsa operacioni shtrihej në rreth 14 provinca dhe 7 mijë policë u angazhuan në sulmet në hotele dhe banesa. Pamjet e transmetuara nga media shtetërore tregonin sulmin blitz në provincën Guizhou, ku u arrestua dhe kreu i dyshuar i bandës së trafikantëve. Trafikantët i shesin fëmijët me çmim dyfish nga sa kanë paguar për ta prindërit, ndërkohë qëe djemtë janë shpesh më të shtrenjtë se vajzat.
"Vajzat blihen për 951 në 1109 dollarë amerikanë. Çdo djalë kushton rreth 1.585 dollarë amerikanë. Trafiku i fëmijëve është i përhapur sidomos në krahinat e Shandong dhe Henan, ku çmimi i tyre është gati dyfish krahasuar me pagesat fillestare", deklaroi Sha Zhengkai, zëvendëskryetar i Divizionit Penal Publik në Guizhou. Trafikimi i fëmijëve ka shënuar rritje në Kinë, ku politikat e kontrollit të popullsisë kanë përforcuar paragjykimet tradicionale për pasardhësit meshkuj, që shihen si shtyllë për prindërit e moshuar dhe trashëgimtarë të emrit të familjes, çka ka çuar në aborte, vrasje opo braktisje të vajzave. Kina ka zgjidhur rreth 5.300 raste të trafikimit të fëmijëve. Vetëm vitin e kaluar numri i fëmijëve të shpëtuar arrinte në 8,660 fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›