Inter, festë me fitore
Në ditëlindjen e 104 skuadra e Interit rikthehet tek fitorja pas shumë ndeshjes zhgënjyese. Ndeshja e vlefshme për javën e 27 të Serisë A kundër Kievos shënon kthesën tek fitorja për skuadrë zikaltër.
Edhe pse në transfertë Interi e nis mirë ndeshjen dhe tregohet i vendosur për ta fituar atë. Mundësia më e mirë shpërdorohet nga Diego Milito i cili humbet penalltinë në minutën e 15.
Djemtë e Ranierit dhe nuk dorëzohen por krijojnë raste të tjera me Stankoviç, Forlan dhe Shnajder. Pas shumë kritikash holandezi bën një paraqitje të mirë dhe godet traversën. Pjesa e parë përfundon në barazim 0-0 dhe e dyta është pothuaj e njëjtë me të parën. Interi krijon dhe Kievo që mbrohet.
Tri minuta nga fundi krosimi i Shnajder shndërrohet në gol nga Samuel i cili kërcen fuqishëm në zonë.
Zikaltrit nuk u mjaftuan vetëm me një gold he atëherë kur pritej fërshëllima e arbitrit shënohet një gol i gjithi argjentinas. Kapiteni Zanetti avancon dhe kroson topin të cilin e con në rretë Milito.
Kështu Inter renditet në vendin e 6 me 40 pikë.
Gentjan Alinani/IDEA
No related posts.