E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Fushë-Krujë, plagoset motorristi

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Fushë Krujë.Ngjarja është shënuar vetëm pak minuta më parë në afërsi të Dervenit, ku një motor është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Dritan Xeka.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Ndërkaq policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›