E Diel, 1 Nëntor 2026

FMN jep alarmin: Kriza ekonomike po përparon, merrni masa

Bruksel- Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e tij më të fundit thekson se kriza ekonomike po përparon me shpejtësi, ndërsa masat e ndërmarra për ndalimin e saj janë të pamjaftueshme.

Raporti përqëndrohet mbi ekonominë e SHBA- së, Kinës, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Eurozonës. Duke qëndruar tek kjo e fundit FMN shprehet se masat e ndërmarra nga vendet e prekuar janë të pa mjaftueshme, dhe kjo ka sjellë një dëm të madh në sektorin bankar.

Më tej në raport i bëhet thirrje edhe SHBA- së të shmagë humbjen e rreth 4000 miliardë dollarëve, të ardhura nga shkurtimi i taksave dhe buxhetit. Në lidhje me Kinën, thuhet se investimet e ulta mund të ndikojnë ndjeshëm edhe në vendet e tjera.

Britania duhet të vijojë me marrjen e masave, ndërsa Japonisë i tërhiqet vëmendja mbi borxhin publik, i cili është rritur ndjeshëm.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›