KLD mblidhet të martën, drejtohet nga presidenti Nishani

Mblidhet pas disa muajsh Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kryetari i KLD-së dhe njëherësh presidenti i republikës Bujar Nishani ka thirrur një mbledhje të KLD-së, të martën më datën 7 gusht.
Mësohet se mbledhja e KLD-së do të zhvillohet me dyer të hapura ndërsa pritet të diskutohet edhe për nënkryetarin e ri të këtij institucioni.
Kjo është mbledhja e parë që kreu i shtetit Nishani zhvillon me anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas marrjes së detyrës.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ende nuk ka një nënkryetar pas largimit nga detyra të Kreshnik Spahiut.