E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk hedhin të dhënat në sistem, MD gjoba 14 përmbaruesve privatë

14 përmbarues privatë u janë nënshtruar masave disiplinore nga Ministria e Drejtësisë.Ky vendim sipas MD është marrë pasi përmbaruesit kanë shkelur ligjin, duke mos hedhur në sistem dixhital të dhënat.
 

Po sipas MD rezulton se nga 114 përmbarues, 14 nuk përdornin sistemin dixhitale, për të cilët ka paralajmëruar me heqje licence dhe gjoba në rast përsëritje, gjoba këto që kapin vlerën 30-40.000 leke për secilin shkelës.
 

Ndërkaq gjobat do të vendosen si për përmbaruesit privat ashtu edhe për shoqëritë përmbarimore.Ministria e Drejtësisë shton më tej se ky institucion është i vendosur për respektimin e ligjit dhe sistemeve dixhitale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›