E Diel, 1 Nëntor 2026

Pogradec, vetëvritet me armë zjarri efektivi i policisë

Është vetëvrarë me armë zjarri efektivi i policisë në Pogradec. Ngjarja është shënuar pasditen e sotme, ku është vetëvrarë me armën e shërbimit punonjësi i policisë, Muharrem Jashllari,45 vjeç.

Mësohet se viktima është gjetur në banesën e tij nga familjarët, ndërsa nuk dihet ende shkaku i vetëvrasjes. 45-vjeçari Jashllari, baba i dy fëmijëve, ishte punonjës i Komisariati të Pogradecit, me detyrë instruktor i qenëve të kufirit. Ndërkaq policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›