Topi: Asnjë tolerim për ?Gërdecin?

Kur procesi për tragjedinë e Gërdecit duket praktikisht i dështuar pas zvarritjeve te shumta dhe lirimit te te akuzuarve kryesore, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i kërkon ne mënyrë te prere Këshillit te Larte te Drejtësisë të mos e toleroje një rast te tille. Ne mbledhjen e KLD-se, zoti Topi tha se gjyqi i Gërdecit duhet trajtuar në mënyre analitike dhe me impenjim të veçante. Duke iu referuar edhe protestës se familjareve te viktimave, kreu i KLD-se theksoi se drejtësia nuk duhet te funksionoje me dy standarde. Për here të parë në mënyre të drejtpërdrejtë Topi ka kërkuar heqjen e imunitetit për gjyqtaret, edhe pse këta të fundit kohe më parë janë shprehur kundër kësaj nisme. Kreu i shtetit u beri apel institucioneve te drejtësisë të ruajnë pavarësinë, duke mos u ndikuar nga presionet. Zoti Topi ka kërkuar me shume bashkëpunim mes tyre për të zgjidhur çështje që sipas tij janë sensitive. Nënkryetari i KLD Kreshnik Spahiu njoftoi ne fund se kërkesa e ministrit te Drejtësisë, Bujar Nishani, për te inspektuar Gjykatën e Tiranës për procesin ?Gërdeci?, do te shqyrtohet ne një mbledhje tjetër.
Shpërndaje function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?i-6O51PM-lo","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}