E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali,shpërthim në një pallat, humb jetën një familje shqiptare

Një familje shqiptare humbi jetën sot tragjikisht në një shpërthim të ndodhur në një pallat të vogël në Toskana të Italisë. Viktimat janë një vajzë 13 vjecare, i vëllai 14 vjec dhe e ëma 35 vjec. Shpërthimi ndodhi në një pallat të vogël në Barberino del Mugello, provincë e Firencez. Sipas informacioneve ka shpëtuar pronari i shtëpisë që banontë në katin e parë është gjetur i gjallë dhe është dërguar në spital dhe mësohet që është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa të afërmit e familjes shqiptare akuzojnë pronarin duke e quajtur atë shkaktarin e vërtetë tqë tragjedisë. Sipas mediave italiane mësohet se gruaja shqiptare ka ndier erë gazi dhe ka dhënë alarmin por dikush ka ndezur dritën dhe atëherë gjithçka është kthyer në tragjedi. Dyshohet se në ndërtesën e rrëzuar, ndodhen edhe dy persona të tjerë, vajza e 35-vjeçares dhe e motra e saj, për të cilat policia dhe grupet e shpëtimit po punojnë për t'i nxjerrë nga gërmadhat. Bashkëshorti i 35-vjeçares, sipas të dhënave të para mendohet se është aktualisht në Shqipëri. Deri më tani nuk dihen ende emrat e emigrantëve shqiptarë që kanë humbur jetën. Mediat italiane bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një shpërthimi në banesën ku jetonin emigrantët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›