Itali, shpërthim në një pallat, humb jetën një familje shqiptare

Një familje shqiptare humbi jetën sot tragjikisht në një shpërthim të ndodhur në një pallat të vogël në Toskana të Italisë. Viktimat janë një vajzë 13 vjecare, i vëllai 14 vjec dhe e ëma 35 vjec. Shpërthimi ndodhi në një pallat të vogël në Barberino del Mugello, provincë e Firencez. Sipas informacioneve ka shpëtuar pronari i shtëpisë që banontë në katin e parë është gjetur i gjallë dhe është dërguar në spital dhe mësohet që është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa të afërmit e familjes shqiptare akuzojnë pronarin duke e quajtur atë shkaktarin e vërtetë tqë tragjedisë. Sipas mediave italiane mësohet se gruaja shqiptare ka ndier erë gazi dhe ka dhënë alarmin por dikush ka ndezur dritën dhe atëherë gjithçka është kthyer në tragjedi.