E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, identifikohet kufoma e gjetur dje

Është identifikuar viktima e gjetur një ditë më parë pranë urës së lumit të Matit. Policia bëri të ditur se viktima është Osman Berneri 29 vjeç nga Tirana. Denoncimi për zhdukjen e të riut është bërë nga e ëma 6 ditë më parë. Disa banorë të rastit kishin parë dje në mëngjes kufomën poshtë urës së njohur ndryshe si ura e Zogut. Pasi verifikimeve, policia bëri të ditur se viktima ishte vrarë me 4 plumba, në gjoks dhe në kokë. Pista e parë e ngritur nga policia është ajo e një vrasjeje të mundshme për larje hesapesh. 29 vjeçari nga Tirana Osman Berneri kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Greqia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›