E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, kapet peshkarexha italiane

Një peshkarexhë italiane është ndaluar mbrëmjen e djeshme nga Roja bregdetare e Forcave të Armatosura Shqiptare. Mjeti lundrues ndiqej prej tre ditësh, pasi ishte vënë re nga radarët. Anija italiane peshkonte në mënyrë të paligjshme dhe sapo motoskafët e Rojës Bregdetare Shqiptare i afroheshin, ajo largohej në ujërat ndërkombëtare, duke e bërë të pamundur kapjen e saj. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se anija italiane ndodhet në Portin e Vlorës e bllokuar. Drejt portit janë nisur zyrtare të lartë të marinës ushtarake, të cilët do te procedojnë sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare ne lidhje me këtë çështje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›