E Diel, 1 Nëntor 2026

3 të vrarë nga sulmet në Ambasadën e SHBA-së në Tunizi

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe 28 janë plagosur në përleshjet që kanë shpërthyer të premten pasdite rreth Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin e Tunizisë, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë tuniziane. Sipas fjalëve të tij, nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të jetë edhe më i madh, pasi bëhet fjalë për përleshje të ashpra.Agjencia France Press njoftoi se policia ia doli të shkatërrojë demonstratat e dhunshme rreth ambasadës.
 

Njoftohet se në këto demonstrata morën pjesë të paktëm 1 mijë persona. Ata kapërcyen murin e ambasadës, thyen xhamat e dritareve në objekt dhe ndezën drunjtë në oborrin e parkingut, deklaruan dëshmitarët.

Rreth gjashtë persona kanë humbur jetën në Tunizi, Sudan dhe Liban që nga nisja e protestave anti-amerikane pas publikimit të filmit "Pafajësia e Myslimanëve" në Shtetet e Bashkuara. Në shënjestër të protestuesve nuk janë vetëm ambasadat amerikane, por edhe selitë diplomatike të Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

Megjithëse filmi i postuar në internet, që e tregon profetin Muhamed, të dhënë pas grave dhe udhëheqës të një grupi vrasësish, nuk ka lidhje me Gjermaninë apo Britaninë e Madhe. Origjina e filmit dhe motivi që coi në prodhimin e tij, mbeten ende një mister.
Sipas BBC-së, konsullata amerikane në Bengazi nuk kishte marrë kontratën e sigurisë, sic ndodh me shumicën e misioneve diplomatike amerikane në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Barak Obama urdhëroi kontrollin
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›