E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres/ Ambasadori turk viziton ekuipazhin e anijes Barbaros

Ambasadori turk në Tiranë Ahmet H. Asan ka vizituar ekuipazhin e anijes ushtarake Barbaros e cila prej 4 ditësh vazhdon operacionin e kërkim shpëtimit për të gjetur trupat e zhdukur të marinarëve turq të fundosur në det me anijen e tyre “Reina 1”.

Diplomati tuk në Tiranë ka thënë se shkak i fundosjes së shpejtë të anijes “Reina 1” pas përplasjes së saj me tragetin "Ankara" rreth 20 milje nga brigjet e Durrësit është bërë ngarkesa, pasi 3 mijë ton alumin kanë ndikuar në carjen e shpejtë të anijes.

Ambasadori turk në Tiranë ka falenderuar autoritetet shqiptare për gatishmërinë e dëshmuar.

Ai ka thënë se solidariteti shqiptar është tjetër dëshmi e marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve e popujve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›