Basha Bashkia mbeshtetje maksimale klubit Tirana
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka takuar lojtarët dhe stafin drejtues të Futboll Klub Tiranës, pak caste përpara ndeshjes së kampionatit ndaj Bylis, për t’i dhënë atyre sigurinë se shndërimi i klubit në shoqëri aksionere është një hap që konsolidon pozitat e skuadrës bardheblu.
Zoti Basha foli me futbollistët në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Qemal Stafa”, duke konfirmuar një të ardhme të shndritshme për ekipin më të titullar në Shqipëri. Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe bordi i ri drejtues i skuadrës së Tiranës, me në krye Alban Tafajin dhe ish-presidenti, sponsori kryesor dhe i vetëm, Refik Halili.
Kryebashkiaku Basha i garantoi lojtarët se në rast suksesi do të merrnin një shpërblim rekord nga ana financiare.
Tirana, skuadra 24 herë kampione e Shqipërisë, u bë si shoqëri aksionere më 13 tetor të këtij vitit, duke zbatuar kërkesat e ardhurave nga UEFA për liçensimin e klubeve në futbollin shqiptar.