Durres/ Trupat e marinareve te mbytur do te kerkohen nga anija turke Barbaros
Në portin detar të Durrësit ka mbërritur sot paradite anija ushtarake turke “Barbaros”, e cila dy ditë më parë iu bashkua mjeteve lundruese shqiptare në operacionin e kërkim-shpëtimit të 8 marinarëve turq, anija e të cilëve u mbyt pas përplasjes me një target.
Anija e specializuar në kërkimet detare me gjatësi 118 metra është ankoruar sot rreth orës 8.30 në kalatën 4 të këtij porti.
Ditën e shtunë anija "Barbaros" vazhdoi e vetme kërkimet në ujrat ndërkombëtare, rreth 20 milje larg bregut, ku katër ditë më parë trageti “Ankara” i linjës Durrës-Bari u përplas me anijen tregtare “Reina 1”.
Si pasojë e përplasjes 8 marinarë të anijes “Reina 1” konsiderohen të humbur, ndërsa dy të tjerë u shpëtuan brenda pak minutash nga ekuipazhi i anijes dhe vazhdojnë të kurohen në spitalin rajonal të Durrësit.