E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne Gjirokaster me bilanc nje te vdekur dhe nje te plagosur

Një i vdekur dhe një tjetër i plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik ne Gjirokastër.

Policia vendore njoftoi për ngjarjen, ndërkohë që ka identifikuar dhe arrestuar autorin e aksidentit me pasojë vdekje, Viktor Halilaj i cili po drejtonte mjetin tip Mitsubish me targa GJ 9958A.

Ngjarja ka ndodhur 3 km në dalje të Gjirokastrës dhe viktima të shpejtësisë së autorit ishin dy punonjës të Rruga-Urës.

Njoftimet zyrtare informojnë se i vdekur mbeti Hito Bezgo 55 vjeç, kurse Hazbi Avduli ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›