E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasesi i rojes se fabrikes ne kerkim i ati i 23-vjecarit

Një 21-vjeçar është vënë në pranga kurse babai i tij është shpallur në kërkim për vrasjen e rojes së fabrikës së Mermerti në Zogjë të komunës Shupenzë në Peshkopi. Policia vendore njoftoi për arrestimin e Gazmend Murjes 21 vjeç nga komuna Luzni dhe shpalljen në kërkim të Mendu Murjes, babai i të arrestuarit.

Ky i fundit akuzohet si bashkëpunëtor i të birit në vrasjen e 56 vjeçarit Petrit Leka.

Viktima Petrit Leka u gjet të mërkurën nga kolegu i tij që ka shkuar për të ndërruar turnin në fabrikë.

Policia lokale, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, ka konstatuar se roja i fabrikës së braktisur është vrarë me breshëri automatiku, pasi kanë vërejtur dy plumba në gjoks.

Qe ne momentet e para policia dyshoi se kishte të bënte me një vrasje nga hajdutë skrapi.

Sikurse edhe ishte parashikuar, viktima Petrit Leka ka njohur autorin Gazmend Murjen, por kjo i kushtoi jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›