Policia e Kukesit sekuestron 110 kg marijuane ne piken e Morinit
110 kg marijuanë është sekuestruar nga Policia e Kukësit në pikën e kalimit kufitar në Kukës.
Gjatë një operacioni të koduar “Shtegu pa kthim” të zhvilluar nga policia e Kukësit, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Kukës, në pikën kufitare të Morinit, u kap dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 110 kg lëndë narkotike e dyshuar si “marijuanë”.
Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar ne 8(tetë) qese plastmasi në gjendje të tharë, e ngarkuar në automjetin tip ‘Man” kamion me targa 0378 AJ, me drejtues shtetasin kosovar Leonard Kelmendi, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë Kukës, bashkë me shtetasin Ram Nikçi nga Kosova, si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Kosovën.