E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, diferenca më e madhe, Sejdini afër 5 mijë vota para

Vazhdon të thellohet diferenca mes kandidatit Qazim Sejdini dhe Durim Hushit. LSI merr komunat e PD-së dhe PS-së

ELBASAN Edhe pse kanë mbetur akoma 17 kuti për t’u numëruar, diferenca për mes dy kandidatëve është shtuar me më shumë se 5 mijë vota. Ndërsa pritet që kjo diferencë të bëhet akoma dhe më e madhe, duke e çuar në një diferencë rekord mes dy kandidatëve në shkallë vendi. Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të marrë 3 komuna në qarkun e Elbasanit, kur kanë mbetur ende disa njësi vendore për t’u numëruar. Në Gramsh LSI fitoi komunën Kodovjat, e cila në mandatin e kaluar u drejtua nga PD-ja. Në këtë mandat kjo komunë do të drejtohet nga LSI-ja, me fituesin Aranit Çela. Fitorja e dytë spektakolare e LSI-së u arrit në komunën Gjergjan, pasi kandidatja femër Lumturi Hoxha arriti të mposhtë rivalin e saj socialist. Kjo është e vetmja femër në këtë qark e ndoshta ndër të rrallat në shkallë vendi të Koalicionit për Qytetarin, që fiton në një njësi vendore. LSI në Elbasan arriti të fitojë edhe komunën Gjinar në Elbasan, e cila ishte bastion i socialistëve prej shumë vitesh. Në këtë mandat Gjinari do të drejtohet nga Kristaq Shqau. LSI nuk arriti të fitojë në Librazhd. Por pret ende të fitojë një komunën Gracen në Elbasan, e cila gjithashtu drejtohet nga socialistët. LSI në këtë qark ka qenë mjaft e suksesshme në komuna, ndonëse nuk po arrin të fitojë Bashkinë Elbasan.

Këshilltarët Aleanca për të Ardhmen 47% të vendeve në këshill, Aleanca për Qytetarin 53%. KZAZ 13 Cërrik, Aleanca për Qytetarin: Bashkitë Cërrik e Belësh dhe komunat Gostim, Mollas, Shalës, në avantazh Shalsi. KZAZ 14 Elbasan Komunat Bradashesh, Papërr, Labinot Mal fituar nga PD dhe aleatët, komunat Gjinar, Gjergjan fituar nga LSI + aleatët, ndërsa Shushicë, Shirgjan, Labinot Fushë fituar nga Aleanca për të Ardhmen.

KZAZ 15 Gramsh PS fituar Bashkinë Gramsh dhe komunat Lenie, Skëndërbegas, Kushovë, Poroçan, Tunjë, Kukër. LSI Kodovjat, PD Sultë, Pa votime Pishaj.

KZAZ 16 Peqin, Bashkia Peqin dhe komunat Gjocaj, Përparim, Pajovë e Shezë fituar nga PD e aleatët, komuna Karinë nga PS.

KZAZ 17 Librazhd, PD fituar bashkitë Librazhd dhe Përrenjas si dhe komunat Hotolisht, Orenjë e Polis, PS Komunat Rrajcë, Qendër, Qukës, Lunik.

Totali në shkallë Qarku: Aleanca për Qytetarin 22 njësi vendore 15 nga Aleanca për të Ardhmen. F.S.

ELBASAN

QAZIM SEJDINI 16 524

DURIM HUSHI 11 270

63 nga 96

Komuna Karinë

PS Selman Karina 456

PD Reshat Çela 316

5 nga 5

Komuna Pajovë

PS Agim Bahja 1618

PD Albert Kreci 2084

12 nga 12

Komuna Përparim

PS Kujtim Kasa 723

PD Agim Xhaja 1219

12 nga 12

Komuna Sheze

PS Fatos Tabaku 620

PD Jashar Tabaku 711

8 nga 8

Shushicë

PS Lutfi Lala 2410

PD Ymer Terziu 1548

11 nga 11

Komuna Tregan

PS Behar Tashi 587

PD Durim Çekrezi 494

6 nga 12

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›