E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, sekuestrohet një sasi prej 110 kg lëndë narkotike

KUKËS- Mesnatën e kaluar nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të kufirit dhe emigracionit u sekuestrua një sasi prej 110 kilogram lënde narkotike e dyshuar si marihuanë.
Specialistja e mërrëdhënieve me publikun në Drejtorinë e Policisë së qarkut, Suada Sula, tha se kjo u realizua në kuadrin e operacionit të koduar “Shtegu pa kthim” në pikën e kalimit kufitar të Morinit.
Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 8 qese plastmasi në gjendje të tharë, e ngarkuar në automjetin tip “Man”, kamion, me targa 0378 AJ, me drejtues shtetasin kosovar, Leonard Kelmendi, i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë të Kukësit bashkë me shtetasin Ramë Nikci, nga Kosova.
Që të dy akuzohen se janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ku lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Kosovën.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›