E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Gjyrkovc, një i vdekur

Një person ka vdekur mbrëmë në fshatin Gjyrkovc të Shtimes pasi që është goditur nga një veturë. 

Sipas policisë, një i dyshuar, me veturën e tij civile me targa lokale, duke mos respektuar kushtet e rrugës dhe shpejtësinë e lëvizjes, ka goditur një këmbësor duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Mjeku kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Gjyrkovc të Shtimes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, përderisa i dyshuari është arrestuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor.

Njësiti i trafikut rrugor është duke u marrë me hetimin e aksidentit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›