E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Gose te Kavajes

Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasje është regjistruar në aksin rrugor Kavajë-Gosë, në qendër të fshatit.
Të dhënat e para konfirmojnë se viktima, ka qenë duke kaluar  rrugën nga njëri krah në tjetrin, ku është përplasur nga një automjet me targa të Fierit.
Mësohet se të  aksidentuarës i është dhënë menjëherë ndihma e parë, duke u transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të shumta të marrë në trup si pasojë e goditjes ka ndërruar jetë  në spitalin e qytetit të Kavajës.
Policia e cila ka mbërritur në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet që që shkak për ngjarjen të jetë bërë shpejtësia e madhe me të cilën po udhëtonte mjeti, si dhe pakujdesia e viktimës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›