Ambasadori Arvizu dhe ministri Bumci ne parkun kombetar te Butrintit
Një risi është përuruar në parkun kombëtar të Butrintit në këtë sezon turistik, sistemi i kontrollit elektronik të biletave. Kontribut i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, në bashkëpunim me MTKRS, ky investim është përuruar nga ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi.
“Ky investim për kontrollin elektronik të biletave si dhe vendimi i qeverisë për menaxhimin e të ardhurave nga vetë parku janë disa nga treguesit të cilët do të bëjnë që Butrinti të kthehet në një nga parqet më të mirëmenaxhuar në Mesdhe”-tha ministri Bumçi
Ndërsa Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Alexandër Arvizu, tha se Qeveria Amerikane ka qenë mjaft e përfshirë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën . Për këtë, ai vlerësoi kontributin e dhënë nga ana e Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit si në Butrint, ashtu edhe në të gjitha investimet që ai ka kryer në Shqipëri.
Ambasadori i SHBA-së, në Tiranë, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një tur takimesh dhe vizitash në qytetin e Gjirokastrës të cilat kanë patur në qendër promovimin e trashëgimisë kulturore të qytetit të gurtë. Ai ka shprehur mes të tjerash angazhimin e palës amerikane për restaurimin dhe rijetëzimin e tyre me qëllim vendosjen në zhvillim të turizmit.