KQZ: Basha, fitues i Tiranes Qamil Xhani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje tabelat permbledhese te rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane duke certifikuar fitoren e kandidatit te mazhorances, Lulzim Basha. Me 4 vota pro dhe 2 kunder, anetaret e KQZ-se kane miratuar rezultatin qe shpall fitues kandidatin Basha me 93 vota me teper se kandidati i opozites, Edi Rama. Kreu i KQZ-se, Arben Ristani deklaroi se ndaj vendimit te KQZ-se mund te ndiqet procedura ligjore e ankimimit, ndersa ka theksuar se "gjithe procesi ka qene ne zbatim te vendimit te Kolegjit Zgjedhor". Fillimisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi aktin ne parim, ku dy perfaqesuesit e opozites e votuan kunder. Te zgjedhurit nga Partia Socialiste ne KQZ, Deshira Subashi dhe Artan Lazaj kane deklaruar gjate mbledhjes se komisioni duhet te vendos per rinumerimin e gjithe fleteve te votimit ne Tirane. Nderkohe qe Lazaj, gjate fjales se tij u shpreh se parregullsite ne zgjedhjet e Tiranes duhet te sjellin dhe rivotim ne gjithe bashkine. Ndersa Subashi u shpreh se duhet bere rinumerimi i te gjitha fleteve te votimit. "Kerkojme te numerohet e gjithe Tirana. Menyra si eshte organizuar forma e aktit nuk me duket e pershtatshme, pasi ne asnje rast ajo nuk mund te marre nje vendim administrativ. Akti ka te beje me rezultatin e Tiranes. Kolegji Zgjedhor ka prishur vendimin e KQZ", tha Subashi. Nderkohe qe anetaret e tjere te komisionit kane argumentuar se procesi qe ka qene i rregullt dhe pa probleme. Klement Zguri u shpreh se eshte e pamundur qe te nderhyhet ne kutite e votimit. "Prove me e mire se fakti qe ne KQZ erdhen 4 kuti votimi te thyera per shkak te transportit, kjo tregon me se miri se eshte e pamundur te nderhysh. Eshte e pamundur te nderhysh ne dokumentacionin e kutive dhe materialet e brendshme. Me besoni, kam kaq vite qe merrem me proceset zgjedhore dhe eshte e pamundur te hysh nga jashte ne kuti", tha ai. Zguri u ndal edhe ne faktin se per t'i dhane garanci opozites eshte pranuar qe perfaqesues te saj te merrnin pjese dhe ne transportimin dhe ruajtjen e kutive te votimit. "Procesi kalon neper grupet e numerimit te cilet kane mbajtur dhe procesverbalet. Procesverbalet mund te shihen nga te gjitha forcat politike. Procesi i sjelljes se kutive ne KQZ u monitorua nga perfaqesuesit e opozites. Ata kerkuar qe te kishin mundesi edhe per ruajtje gjate nates. Edhe kjo u be e mundur nga KQZ dhe u cilesua e arsyeshme", tha Zguri. Nderkohe qe anetarja Vera Shtjefni u ndal ne aspekt procedurale te ndjekura nga KQZ-ja, duke theksuar se cdo parregullsi do te ishte faktuar nga perfaqesuesit e partive politike ne komisionet e niveleve te tjera, gjate numerimit. Vendimit i KQZ-se perfshin tabelat permbledhese te 485 qendrave te votimit qe pasqyrojne rezultatin ne 11 KZAZ-te e Tiranes. Gjithashtu pjese e vendimit eshte dhe mbledhja e tabelave permbledhese te KZAZ-ve, te tera keto te ndryshuara pas numerimit te dyte te fleteve te hedhura ne kutite e gabuara. Procedura nisi perpara nje jave, pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor.
Rakordimi
Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani hodhi poshte pretendimet e opozites per mos rakordim te fleteve te votimit, si pasoje e numerimit ne KQZ. Ai u shpreh se 870 vota qe nuk koordinojne me numrin e votuesve ekzistojne qe nga mbyllja e numerimit te pare nga KZAZ-te. Sipas tij rreth 470 vota nuk jane shenuar nga nje qender votimit, pasi ishin hedhura te gjitha ne kutine e gabuar dhe nuk ishin shenuar. Per pjesen tjeter te votave, Ristani u shpreh se ka mos rakordim ne qendrat e tjera te votimit, para se KQZ te numeronte votat e gabuara.
Rezultati i pergjithshem
Lulzim Basha 125 042 vota
Edi Rama 124 949 vota
Hysni Milloshi 1399 vota
Basha, 93 vota me shume
Rakordimi
Kryetari i KQZ-se, Arben Ristani hodhi poshte pretendimet e opozites per mos rakordim te fleteve te votimit, si pasoje e numerimit ne KQZ. Ai u shpreh se 870 vota qe nuk koordinojne me numrin e votuesve ekzistojne qe nga mbyllja e numerimit te pare nga KZAZ-te. Sipas tij rreth 470 vota nuk jane shenuar nga nje qender votimit, pasi ishin hedhura te gjitha ne kutine e gabuar dhe nuk ishin shenuar. Per pjesen tjeter te votave, Ristani u shpreh se ka mos rakordim ne qendrat e tjera te votimit, para se KQZ te numeronte votat e gabuara.
Rezultati i pergjithshem
Lulzim Basha 125 042 vota
Edi Rama 124 949 vota
Hysni Milloshi 1399 vota
Basha, 93 vota me shume