E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kalimash, një i vdekur

Ngjarja ndodhi në superstradën Rrëshen-Kalimash. Policia sqaroi se aksidenti erdhi pasi makina e drejtuar nga shtetasi Olsi Kolsi u përplas me një masiv intertesh që ndodhej në rrugë.

Nga përplasja e rëndë gjeti vdekjen pasagjeri Sokol Biba, ndërsa të plagosur mbetën përveç drejtuesit të mjetit, edhe pasagjeri tjetër Mark Lleshi. Forcat rendit shkuan në vendin e ngjarjes ku kanë nisur hetimet për të zbardhur aksidentin. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-29 11:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›