E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kavajë/ Dy të vdekur, një i plagosur

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Kavajë, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe një i tretë është plagosur. Ngjarja ndodhi në fshatin Qerret,kur një autobot uji është përplasur me një makinë me targa . Dy kanë qenë viktimat e aksidentit, një burrë rreth 35-vjeç si edhe një vajzë, të dy udhëtonin me automjetin me targa greke. Ndërkohë që një tjetër person është plagosur. Ende nuk dihen emrat e viktimave. Policia është nisur drejt vendngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›