E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohet baruti në Berat, ndihmojnë specialistë anglezë

Temperaturat e larta të verës kanë detyruar specialistet e Ministrisë së Mbrojtjes të asgjësojnë një sasi baruti në fshatin Malinat të Beratit. Në bashkëpunim edhe me specialistë anglezë është bërë i mundur largimi i barutit nga repartet ushtarake dhe më pas djegia e tij. Burime nga qarku i Beratit bënë të ditur se në repartet të cilat ishin bastisur në vitin 1997 kishin mbetur sasi të konsuderueshme baruti. Rreziku i djegies së tij për shkak të temperatuarve të larta të verës ka bërë që specialistët e ushtrisë ta marrin dhe ta asgjësojnë në fshatin Malinat të Beratit. Sipas të njëjtave burime baruti i cili ndodhej në këto depo ishte i ruajtur nga forca policie

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›