E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Koplik humb jeten 22- vjecarja

Nje aksident automobilistik i ndodhur ne qytetin e Koplikut i ka marre jeten 22- vjecares Elona Demaj. Ngjarja ka ndodhur te shtunen ne lagjen Llazanej te qytetit te Koplikut ne Malesi te Madhe. Dy automjete autovetura tip Benz me targe MA 1180 B qe drejtohej nga shtetasi Baft Lohja dhe mjeti tip Benz me targe MA 10 67 B me drejtues shtetasin Ahmet okaj jane perplasur ne afersi te nje kthese. Mjeti ku udhetonte viktima se bashku me te fejuarin e saj ka qene duke levizur ne drejtim te qytetit ndersa nje mjet tjeter qe ka dale nga nje rruge dytesore eshte perplasur me to. Mjeti ku ndodhej cifti i te fejuarve ka rreshqitur e bere dy rrotullime ne rruge ku si pasoje ka gjetur vdekjen 22- vjecarja Elona Demaj nga fshati Grizhe i komunes Gruemire ndersa i fejuari i saj njekohesisht drejtues i mjetit Ahmet okaj ka marre demtime por ndodhet jashte rrezikut per jeten ne spitalin e Koplikut. Policia ka kryer veprimet perkatese ku nga te dhenat paraprake mesohet se shkak i aksidentit ka qene mosrespektimi i rregullave te qarkullimit rrugor dhe shpejtesia e levizjes. Rruga ku ndodhi aksidenti nuk ka sinjalistike qe te paralajmeroje daljen e mjeteve nga rruget dytesore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›