E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Kqiq, dëmtohen tri vetura

Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në aksin rrugor Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Kqiq.

Sipas policisë, në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, dy civile dhe një e EULEX-it.

“Aksidenti është vetëm me dëme të konsiderueshme materiale, por nuk ka të lënduar”, tha për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Ai tha se, deri të aksidenti, sipas hetimeve të para dyshohet se ka ardhur pasi që vetura e EULEX-it nuk ka përshtatur lëvizjen me kushtet e rrugës./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›